Po ju si mendoni…? Dy gocat dyshojnë se ai është gay dhe ia plasin në sy, revoltohet Juli

Juli është djali më i vogël në moshë në “Për’puthen” dhe njëkohësisht personi që ka shkaktuar debatet më të ashpra me Argjendin dhe vajzat.

Në hyrje të tij ai u bë i famshëm për fjalinë në klipin prezantues: “I kam aq qejf femrat saqë po të isha femër do të isha lezbike”. Megjithatë jo pak herë komentet madje dhe djemtë në studio në mënyrë indirekte kanë shprehur se Juli është gay.

Mirëpo, këtë pyetje Julit ia ka bërë edhe Mikela në takimin e tyre, pak ditë më parë, që ai nuk e ka pritur aspak mirë, duke kërkuar që çështja e se*sualitetit të tij, të mos përmendej fare, ose ndryshe do të linte takimin.

Ky diskutim, ka ndezur sërish debate në puntatën e sotme të “Për’puthen Prime”, ku Juli është tensionuar, madje ka hequr edhe mikrofonin, duke kërkuar të largohet. Vajzat e kanë akuzuar se ai nuk bën asnjë veprim, për të treguar interes drejt tyre,

dhe madje e ka problem të diskutohet seksualiteti, duke iu shtuar atyre dyshimet. Ka qenë Tola ajo që e ka pyetur direkt: “A je bi?”, pyetje të cilës konkurrenti zgjodhi të mos i përgjigjej në mënyrë direkte.

Ndërkohë, refuzimin e tij për të folur, e komentoi edhe opinionisti Arjan Konomi, që tha se një heteroseksual do të përgjigjej pa hezituar dhe pa u irrituar, ndërkohë që Juli bëri krejtësisht të kundërtën, duke lënë kështu të nënkuptohej se ai fsheh diçka lidhur me orientimin seksual.

Nga ana tjetër, opinionistja Elona Duro, e mbështeti konkurrentin, duke u shprehur se e kuptonte dëshirën e tij për të mos e përmendur këtë çështje, e duke e kurajuar, që të mos mërzitej.

Ajo solli në kujtesë, rastin e Justin Bieber, për seksualitetin e të cilit ka patur po ashtu dyshime, mirëpo sot është i martuar me Hailey Bieber, një nga modelet më seksi e më të njohura në botë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...