Djaloshi bën rrëfimin prekës, do përballem i vetëm, pasi mami…

Ka nisur puntata e dytë e audicioneve në Dance Reality Show “T’ka mami yll”, ku fëmijët do të garojnë përballë njëri-tjetrit.

Mbrëmjen e sotme, emocionet vazhdojnë të jenë shumë të forta. Ai që ka tërhequr vëmendjen është konkurenti me emrin Enis, i cili ndryshe nga fëmijët e tjerë nuk është i shoqëruar nga mami.

Arsyen e ka zbuluar vetë ai, gjatë një rrëfimi tepër prekës që ka bërë.

Mami i Enisit punon në SPAK dhe gjatë kësaj kohe është në procesin e vettingut, prandaj e ka të pamundur të shfaqet publikisht. Mirëpo, vogëlushi ka vendosur të mos heqë dorë nga ëndrra e tij dhe në këtë sfidë do të përballet i vetëm ndaj të gjithëve.

“Mami punon në SPAK dhe për këtë arsye nuk mund të shfaqet dot në ekran. Ajo zgjodhi që shoqja e saj e ngushtë Desi të më shoqëronte mua në këtë sfidë. Sepse në fakt Desi është si nëna ime e dytë. Ajo më ka njohur që foshnje, më ka shoqëruar kudo, edhe hapat e parë të kërcimit i kam bërë me Desin.

Në fakt do të ishte i sigurt me Desin, sepse ajo është shumë e shkathët, e bukur, e gjatë dhe vishet shumë bukur. Me Desin do të isha shumë i sigurt se do të më mbronte shumë mirë, por as këtu nuk më eci mirë.

Por edhe këtu mbeta vetëm sepse Desi u sëmur dhe nuk mund të lëviz dot nga krevati për ca kohë. Unë do ta mbroj veten time vetëm, sepse dua të marr pjesë në këtë sfidë. Ndoshta mami mund të jetë pas kamerave, por ju nuk mund ta shihni dot kurrë. Do të përballeni vetëm me Enisin. Jam i sigurt që do ia dal”, tregoi Enisi me zërin që i dridhej.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...