“Aktorë të lodhur, seriozisht i besuat?! Alvisa dhe Hyseni janë të lidhur, ç’ndodhi dy javë para emisionit”

231

Marius Dervishi, i njohur me emrin e skenës “Zebervoki”, ishte i ftuar në emisionin “Mes Yjesh” Ora News, aty ku zbuloi prapaskenat e dy personazheve që ndodhen aktualisht në “Pë’rputhen”.

Bëhët fjalë për Alvisa Qarri dhe Hysen Rama. Çifti ngalli polemika, teksa shikuesit ndjenë keqardhje për futjen në program të ish të dashurit të saj.

Zebervoki tregon se Alvisa dhe Hyseni janë të lidhur në jetën reale dhe se po gënjejnë të gjithë Shqiptarët, kur thonë se janë ndarë prej muajsh.

Sipas tij Alvisa e ka pasur ëndërr kinematografinë, pasi ka qenë dhe pjesë e pruduksioneve të Mariusit.

“Unë i njoh personalisht. Personazhin femër, kam qenë unë ai që e kam mësuar në produksionet e mia të mëparshme, këto janë fakte, e kam mësuar të aktrojë.

Si profesori i saj i them që aktrimi i saj është shumë i dobët”, shprehet Mariusi.

Ai shtoi se dhe personazhet e tjerë të emisionit janë në dijeni, pasi Alvisa dhe Hyseni kanë dhe një biznes bashkë.

“Shumica e atyre personazheve shkonin të bënin marketing tek biznesi i tyre, dhe dy javë para hyrjes në emision fshinë fotot me njëri-tjetrin”, shprehet Zebervoki.

Lexo edhe:   FOTO/ Kryemadhi me look të ri, Grida me të kuqe, si u shfaqën deputetet në Kuvend