Së shpejti pjesë e “Big Brother VIP”? Tea Trifoni merr ftesën e pazakontë live në emision

111

Deri më tani, në “Big Brother VIP”, aktualisht janë prezantuar 14 personazhe, banorë të shtëpisë më të famshme në vend, mirëpo në vazhdim do të prezantohen edhe konkurrentë të tjerë.

Produksioni sigurohet që të ruajë sekret çdo emër derisa të bëhet publik në netët e spektaklit.

Mirëpo, duket se një ftesë ‘live’ i ka ardhur Tea Trifonit për të qenë pjesë e “Big Brother VIP”. Kjo situatë ka ndodhur në emisionin “Goca dhe Gra” që transmetohet në Top Channel, ku e ftuar ishte Dojna Mema për të folur rreth “Big Brother Albania VIP Fun Club” dhe jo vetëm.

Në fund të intervistët, Dojna nxorri një zarf duke emocionuar katër prezantueset e emisionit, që ia dorëzoi Teas, një ftesë për tu bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Kjo gjë i hutoi vajzat, Olesian, Fatmën dhe Kristën, madje nisën edhe ta pyesnin Tean nëse do të largohej nga emisioni.

Mirëpo vetëm pas pak, Dojna ka treguar se kjo ka qenë thjesht një shaka dhe duke qeshur i kanë kërkuar Teas që të qetësohet.

Deri më tani asnjë ish-konkurrent i “Për’puthen”, nuk është bërë pjesë e rality-showt, megjithatë, na mbetet të presim javët në vazhdim!

Për më tepër ndiqni videon më poshtë:

Lexo edhe:   Emel s hpërt hen në l ot, përgjigja epike që i jep Alketës: Qaj sepse…