“E kishe në shtrat dhe nuk bëre gjë”, plas keq sherri mes Donaldit dhe Arditit

85

Vazhdojnë ngacmimet mes banorëve të Big Brother Albania Vip.

Donaldi u përqafua mjaft ngrohtë me Beniadën. Ky veprim mjaftoi që Paloma të bënte ironi me Ardit Çunin. “Mos e përqafo se bëhet xheloz vëllai”- tha Paloma.

“Vëllai e kishte 4 ditë në shtrat dhe nuk bëri gjë”- vijoi Donaldi.

“Nuk gjeti pretekstin. Mjaftonte një kam pak ftohtë”- ndërhyri Sheila.

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga nisja e “Big Brother VIP Albania” por që tani janë krijuar debatet, aleancat e para madje edhe çiftet e mundshme. Dje, gjatë spektaklit, u fol për një trekëndësh dashurie që përfshinte emrat e Arditit, Beniadës dhe Donaldit. Bukuroshja bjonde ka shfaqur afrimitet me të dy konkurrentët duke ngatërruar paksa ndjekësit e reality-shoët.

Mbrëmjen e djeshme ata janë pyetur të 3 lidhur me çfarë po ndodh mes tyre. Arditi ishte i pari i cili ka shprehur pëlqimin për Beniadën, duke deklaruar në dhomën e rrëfimit se ndoshta mund të ketë edhe diçka më tepër se sa miq mes tyre.

Megjithatë, mbrëmjen e sotme ai tha se është ende herët për të folur për gjëra të mëdha. Ndonëse u shpreh se krijimi i një çifti brenda shtëpisë më të famshme të Shqipërisë nuk është strategji e mirë, ai tha se Beniadën është e vetmja nga konkurrentet me të cilën mund të krijonte diçka përtej shoqërisë.

Lexo edhe:   U tha se pati konflikte me drejtuesit, flet Eneda Tarifa tregon arsyen e vërtetë të largimit nga “Portokalli”