Doli nga dushi se hyri Graniti, revoltohet Fifi: Dua të fërkohem …

181

Fifi dhe Graniti, të cilët janë bërë çift në bluarjen e kafes janë parë afër njëri-tjetrit, gjë që ka nxitur spekulimet se kanë diçka më shumë se miqësi.

Ditën e sotme, Fifi ka zbuluar përse doli nga dushi kur hyri Graniti me Semin, ndërsa kjo e fundit shtoi se sheh se mes tyre nuk ka vetëm marrëdhënie të mirë si miq…

Fifi: Jam ndjerë si me dikë timin, më ka dhënë përshtypje tjetër dhe u kënaqa shumë.

Granit: Më duket sikur ka shumë kohë që e njoh. Po përshtatem shumë si të jetë një shok i ngushtë i imi.

Fifi: Si motër. (qesh)

Arbana: Vëlla e motër Fifi?

Fifi: Jo jo.

Arbana: Pse u mërzite tek dushi?

Fifi: Nuk u mërzita. E kam problem të lahem me një mashkull kur nuk e kam diçka.

Granit: Uji i nxehtë po mbarohej.

Fifi: Jo se dija këtë. Thjesht e kam problem të lahem me meshkuj. Dua të fërkohem vetë.

Semi: Duke qenë se u futëm në pishina pas ushtrimeve, u thamë së ftohti e thamë të futemi të lahemi. I thashë futu dhe sa u fut Graniti, ajo doli… Marrëdhënia e tyre më pëlqen, nuk e di nëse e shohin njëri tjetrin si vëlla e motër, nuk dua të bëhem si shkuese… Unë i shoh më shumë se vëlla e motër.

Arjola: Unë i shoh si vllazën. E njoh Fifin dhe Granitin. Përveç raportit që janë nga Kosova dhe ju hahet muhabeti, nuk besoj që ka diçka tjetër.

Lexo edhe:   Harrojeni Sabianin bjond dhe kaçurrel, këngëtari i lyen rricat me ngjyrat e ylberit (Ja kush e bindi)