Alketa nxjerr zbuluar ish-konkurrentin e Përputhen, i nxjerr emrin dhe thotë se nuk e ka pranuar që të marrë pjesë në “Love Story 2”

Alketa Vejsiu ka lajmëruar prej disa kohësh se një format dating do të vijë së shpejti në ekranin e TV Klan.

“Love Story” do të ketë në qendër një djalë, për të cilën do ketë disa kandidate vajza me të cilat do zhvillojë takime romantike për të gjetur dashurinë e jetës. Që në fillim, ndjekësit kanë bërë krahasime me formatin dating në Top Channel, “Përputhen”. Ky i fundit nisi në shtator sezonin e tij të dytë.

Ndonëse Alketa është shprehur se nuk ka asnjë ngjashmëri me të dhe është i pari format me në fokus dashurinë dhe takimet sot vetë ajo ka zbuluar një lidhje mes tyre.

Teksa ka shpërndarë disa video ku shfaqen emailet e aplikimit për emisionin, veçojmë një prej tyre. Kandidati quhet Lulzim dhe në përshkrimin që stafi i ka bërë krahë emailit, zbulohet se është në fakt Lulzim Jashari i sezonit të parë të “Përputhen”.

Pra, Lulzimin mund ta kishim parë sërish në kërkim të dashurisë, këtë herë në “Love Story”. Kjo gjithsesi nuk do realizohet pasi Alketa ka sqaruar në një koment tjetër se askush që ka qenë pjesëmarrës në formate të tjera dating, nuk do të pranohet./News31

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...