“Ti je katundar, injorant. Turp që je profesor”, sherr mes të ftuarve në emisionin e Top Channel

290

Deklaratat e profesor Gani Mehmetajt në lidhje me xhamitë në Kosovë, ka ndezur një debat të ashpër sot në emisionin “Shqipëria Live”. Sipas Mehmetajt, në 20 vitet e fundit janë ndërtuar 800-1000 xhami ku janë bosh pasi nuk ka aq besimtarë. Ai akuzon gjithashtu edhe shtetin për lejet e dhëna në mënyrë korruptive.

 

I ftuar në studio ishte edhe gazetari i njohur, Milaim Zeka, i cili u shpreh se sistemi i Enver Hoxhës la një boshllëk shpirtëror te njerëzit, e tani po e mbushin me lloj-lloj gjërash.

 

“Erdogani është rreziku i sigurisë kombëtare për Europën. Unë shkoj në çdo meshë në kishë dhe për bajram në xhami. Sistemi i Enver Hoxhës krijoi një boshllëk shpirtëror, që ne po e mbushim me lloj-lloj gjërash. E një ndër to është edhe ndërtimi i xhamive. Korrupsion shumë i madh.

 

Ata politikanë që kanë dhënë lejen e kishës ortodokse në qendër të Tiranës janë dhënë në mënyrë korruptive. Pas luftës në Kosovë janë ndërtuar 820 xhami. Profesori ka shumë të drejtë. Në fshatin tim gjyshi ka qenë imam”, tha Zeka.

 

Historiani Olsi Jazexhi ishte në një lidhje direkte me “Shqipëria Live”, ku hodhi akuza kundrejt Mehmetajt dhe Zekës, duke u thënë se po mohojnë fenë e tyre.

 

E në këto momente ndërhyn gazetari i njohur, i cili i bën thirrje historianit se “çështja e besimit është 100 për qind personale, e nuk duhet të flasë për këtë”.

 

Lexo edhe:   8-vjeçarja në skamje: S’kërkojmë kurrë çokollata, babi na i blen për ditëlindje