‘Thumb’ për Arbanën dhe Eduartin? Rudina Dembacaj ironizon ‘Big Brother Vip’ (foto)

Aktorja e njohur, Rudina Dembacaj gjatë javëve të para të Tetorit kurorëzoi dashurinë në martesë me ish-politikanin e njohur Mark Frrokun.

 

Megjithatë, gjatë intervistave të shumta që ajo jep në mediat rozë shpesh herë ngacmohet nga gazetarët lidhur me pyetjet e shumta sa i përket jetës private. Në vitin 2011 aktorja ka qenë e fejuar me regjisorin Eduart Grishaj, lidhje kjo që nuk zgjati shumë. Sot Eduarti është partneri i Arbana Osmanit dhe çifti kanë edhe një djalë të quajtur Dielli.

 

Para dy ditësh, Arbana nisi moderimin në ‘Big Brother” ku ka prezantuar personazhet ‘VIP’ që do të jenë pjesë e tij. Por sot në mëngjes Rudina është zgjuar duke postuar një foto ku nuk ka munguar një komenti i blogerit Olti Curri i cili i përmend pikërisht “Big Brother VIP”.

 

“Shyqyr filluan postimet e mëngjesit të marrim vesh kush është në BB Vip dhe kush jashtë”, i shkruan Oltit. Dhe kur të gjithë menduan se Rudina nuk do t’i kthente një koment, aktorja surprizoi si gjithmonë.

 

“Po ç’VIP zeza unë o Olti”, përgjigje e Rudinës kjo e cila nuk tingëllon dhe aq naive.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...