President i Shqipërisë dhe Kosovës? Rama: Të gjithë mendojnë se më njohin, por…

125

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar mbrëmjen e kësaj të premteje në emisionin “Zonë e Lirë” ku është pyetur nga Arian Çani nëse e ka në plan që të bëhet Presidenti i trojeve të bashkuara të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kreu i qeverisë u shpreh se nuk e ka ndërmend këtë gjë pasi do që të zhvillojë një jetë të tretë ku do të fokusohet tek njerëzit e tij të dashur.

Rama tha se nuk është në planet e tij që të jetë President i Kosovës dhe i Shqipërisë, por tregoi aspiratën e tij për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

Kur Çani i tha se kryeministri ka në mendje gjithë kohës pushtetin, Rama e mohoi dhe tha se të gjithë njerëzit mendojnë se e njohin.

Lexo edhe:   Vapë Përvëluese Ditë – Natë, Kur Nis Vala e Të Nxehtit dhe Sa Do Zgjasë