Prap…? Berisha: Jam i hapur për t’u rikthyer në krye të PD

74

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh nga Elbasani se është i hapur për t’u kthyer në krye të Partisë Demokratike. Ai theksoi gjatë foltores me demokratët se historia ka treguar që rikthimet kanë qenë shumë të dobishme.

“Çfarë synoj unë? Synoj që të zgjidhni me votën tuaj kryetarin. Cilindo kryetar që do të dëshironi ju unë do ta pranoj me kënaqësinë më të madhe. A jam i hapur? Plotësisht i hapur. Pse e bëj unë këtë? Historia e ka treguar se rikthimet kanë qenë shumë të dobishme.

Por prapë ju garantoj ju se jam plotësisht i vendosur të pranoj çdo verdikt tuajin. A ka Sali Berisha një projekt? Të jeni të sigurt që të gjithë së bashku keni projektin më të mirë për Shqipërinë”, tha Berisha.

Duke iu drejtuar gazetarëve Berisha tha se “Tani e tutje jam i hapur për çdo funksion në harkun kushtetues të këtij vendi”.

Ish-kryeministri tregoi të gjithë kronologjinë e ngjarjeve dhe se çfarë ka biseduar me Lulzim Bashën që kur u shpall “non grata” e deri kur u përjashtua nga grupi parlamentar.

Lexo edhe:   Jozefina Topalli: Ja si rrëzohet Edi Rama…