Pas martesës me Markun, Rudina tregon kërkesën që i ka bërë Viktoria…

160

Pak ditë pas dasmës së madhe me shumë të ftuar, Rudina dhe Marku nuk janë nisur për muaj mjalti.

Sapo dasma u mbyll, të premten e 1 tetorit, çifti u la kohë të gjithëve të pushonin në fundjavë dhe, të hënën, edhe ata iu rikthyen impenjimeve të tyre.

E ftuar pasditen e djeshme në “Rudina”, aktorja e njohur e ekranit ndau disa prej emocioneve të jetuara në dasmën e ëndrrave, siç e quajti ajo ceremoninë dhe festën e së premtes, kur ajo dhe Marku i thanë “Po” njëri-tjetrit në kishë.

Me praninë e njerëzve më të dashur të zemrës, fëmijëve, por edhe të bashkëpunëtorëve, Rudina tha se jetoi një festë të vërtetë, në të cilën u kënaq pa fund.

Po planet pas dasmës?

Planet, pothuaj të dy i kanë të qarta. E pyetur nga Rudina për një fëmijë tjetër në jetë, Dembacaj tha me të qeshur: “Edhe mos ta kem unë, tani s’më pyet njeri.

Kisha kohë që thoja “prit njëherë sa të jetë Viki 5 vjeçe”. Viktoria bën 5 vjeçe në fund të dhjetorit, erdhi. Pastaj nxora justifikimin “prit pak, pas dasme do e bëjmë një fëmijë”. Iku dhe dasma, tani s’ka më justifikime”.

Një bebe është i mirëseardhur dhe, për më tepër, tani që Viktoria po kërkon me ngulm një motër: “Realisht tani është tamam momenti dhe Viktoria kërkon pafund një motër, ç’të na japë Zoti,

por e kërkon një motër të vogël sepse “unë nuk e laj dot Ertën” thotë, “unë dua një motër ta laj vetë siç më lan Erta mua”. Është mësuar që të rrijë shumë me Ertën dhe ka dëshirë edhe ajo të ketë një motër të vogël…”

Lexo edhe:   Tha se donte dasmë me 2 mijë të ftuar, zbulohen detaje nga mashkulli që i ka marre zemrën Rovena Stefës

Për Viktorian, për vete, por edhe për Markun dhe fëmijët… një fëmijë tjetër do të ishte qershia mbi tortë për Rudinën dhe familjen e saj të re.