“Më kërkoi të qethesha tullace”. Paloma nuk kursehet, rrëfen se si Aldo donte t’i shkatërronte karrierën

Formati i famshëm i Big Brother ka nisur e tashmë e banorët VIP kanë nisur miqësirat dhe nuk janë kursyer të shprehen publikisht para kamerave.

 

Paloma dhe aktorja Arjola Demiri po diskutonin rreth jetëve personale si edhe rreth karrierës se sa e vështirë ka qenë nisja.

 

Paloma e vendosur iu shpreh Arjolës për pakënaqësitë me njerëzit të cilët nuk e përkrahën në nisjen e saj si gazetare.

 

Mjaft e vetëdijshme për atë që u shpreh, Paloma tregoi se dikur kur ishte pjesë e emisionit të mëngjesit “Good Morning Albania” kishte mjaft konkurrencë ose më saktë ndjenjë xhelozie për shkak të vëmendjes që ajo merrte nga njerëzit.

 

Gazetarja nuk ngurroi të thoshte emrin e moderatorit Aldon Lipe i njohur ndryshe si Aldo.

 

Paloma u shpreh se xhelozia e Aldos ishte aq e madhe saqë donte ta hiqte nga puna e madje donte që të qethej tullace. Ajo gjithashtu shprehu edhe mirënjohjen për njerëzit që e përkrahën për shkak të talentit që kishte si Tani i Topit apo edhe Filip Çakulli i Fiks Fare.

 

Paloma u shpreh teksa i rrëfente Arjolës që në fillim teksa nisi punë në Top Media njerëzit nuk e përkrahnin madje e përqeshnin për fizikun e pamjen e saj.

 

Teksa biseda me Arjolën po i shijonte Paloma emri i së cilës është Rudina nuk ngurroi ti thoshte se në dëshirën e saj ky format duhej të fitohet nga Arjola.

 

Gazetarja e cila tashmë është pjesë e Big Brother Albania Vip njihet për natyrën e saj transparente e të thënurit gjërave troç ashtu siç janë, kjo deklaratë e saj e fundit lidhur me gazetarin Aldon Lipe ishte mjaft e fortë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...