I mori jetën kryekamarierin në Elbasan, shpallet në kërkim autori

133

Gazment Kurmaku, 57-vjeç, i cili punonte si kamarier në një restorant në Elbasan, u godit me sende të forta nga klienti Erjon Llapushi pak ditë më parë.

 

Ai pësoi vdekje klinike dhe mbrëmjen e kaluar ka ndërruar jetë në spital.

 

Konflikti mësohet se nisi për një tavolinë, ku mësohet se Kurmaku iu drejtua Llapushit, duke e njoftuar se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar.

 

Llapushi ka kundërshtuar, duke e qëllu ar 57-vjeçarin me grushte dhe sende të forta. I ndjeri ka rënë duke përplasur kokën me një pjesë betoni.

 

Autori, Erjon Llapushi është shpallur në kërkim nga policia. Ai rezulton me precedent të mëparshëm penal.

Lexo edhe:   E martë pelegrinazhi, policia dhunon shitësen e qirinjve në Kishën e Shna Ndout në Laç