Fifi e lëshon gojën ndaj Semit: Nuk e rr** hiç ça bën ti/ Plas keq debati mes dy gocave

157

Brenda shtëpisë së Big Brother kanë nisur diskutimet me tone të larta mes vip-ave. Në diskutim këtë herë është përfshirë këngëtarja Fifi dhe këngëtarja Semi Jaupaj.

I gjithë debati ka nisur, pasi Fifi ka kërkuar që të hiqen valixhet nga rruga duke komentuar se duken shumë keq.

Pas kësaj ka reaguar Semi, e cila e quan të pavend komentin e Fifit.

“Ishalla lahesh ishalla s’lahesh veç hiqe valixhen prej rrugës, ça është kjo tashi”, ka thënë Semi.

Më pas Fifi ka ngritur zërin duke kërkuar të hiqen padiskutim valixhet nga rruga.

“Nuk e rruj hiç ça bën ti, vetëm valixhet prej rruge se spo më pëlqejnë s’po duket mirë. Hiqini valixhet prej rrugës dhe mbyllet diskutimi”, është shprehur Fifi.

Lexo edhe:   U ribashkua me burrin pas 4 vitesh, moderatorja e njohur shtatzënë për herë të dytë