Arrestimi i ish-drejtorit të RTSH-së, reagon kryeministri Edi Rama

169

Kryeministri Edi Rama është njoftuar Live në “Zonë e Lirë” për arrestimin e ish-drejtorit të RTSH-së Thoma Gëllçi i cili akuzohet për abuzime me tendera. Rama u pyet nga moderatori nëse ka pasur dijeni për këtë fakt.

Ai reagoi shumë shkurt duke theksuar se vetëm tani po e dëgjon për herë të parë. “Tani po e marr vesh”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Gjatë karrierës së tij, Gëllçi ka mbajtur disa poste pranë PS. Me ardhjen në pushtet të socialistëve, ai shërbeu si zëdhënës dhe drejtues i zyrës së informacionit të kryeministrave socialistë: i Fatos Nano smë 1997-1998, i Metës më 1999-2002 dhe sërish i Nanos më 2002 deri më 2005.

Pas largimit nga pushteti, në vitin 2005, të PS-së, Gëllçi emigroi në SHBA, nga ku u kthye në vitin 2016, për të kandiduar për pozicionin e drejtuesit të RTSH-së.

Lexo edhe:   Rama nuk i harron batutat: BE nuk është gati që ne të martohemi