Shqipëri hesapi, nxënësit bëjnë mësim në lokal dasmash! (VIDEO)

102

Vendi ku nxënësit bëjnë mësim në lokal dasmash.

 

Ky është ambienti ku klasat fillore të shkollës 9-vjeçare ‘’Selam Musai’’ në Babicë të Vlorës, kryejnë procesin mësimor që nga data 1 shtator e në vazhdim.

 

Një sallë dasmash është kthyer në një klasë të përbashkët për nxënësit e klasës së parë dhe të dytë. Sipas mësuesit, kjo zgjidhje u bë me kërkesë të prindërve, të cilët nuk kishin mundësi të dërgonin fëmijët e tyrë në shkollat e Vlorës, derisa të përfundojë rikonstruksioni i shkollës së Babicës.

 

Këtë fakt e pohojnë edhe vetë prindërit, të cilët edhe pse pranojnë faktin që në këtë mënyrë nuk mund të kryhet mësim, sërish shprehen se ishte e vetmja zgjidhje në pamundësi për t’i dërguar fëmijët në shkollat e Vlorës.

 

Ndërkohë, nga Drejtoria Arsimore e Vlorës, shprehen se nxënësit e shkollës “Selam Musai”, e kryejnë mësimin me turne në shkollën ‘’Teli Ndini” dhe nuk janë fare në dijeni që fëmijët e kryejnë procesin mësimor në një lokal dasmash.

 

Lexo edhe:   Shkodër, reshjet e shiut dëmtojnë rrugët, pa energji disa fshatra