Prej ditësh në gjendje klinike, vdes kamarieri që u qëllua brenda kompleksit të Gjergj Lucës

209

Gazment Kurmaku, 50 vjeç, është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme. Dosja.al ka konfirmuar se kryekamarieri në restorantin e Gjergj Lucës është ndarë sot nga jeta pasi prej të paktën 3 ditësh kishte pësuar vdekje klinike, për shkak të lëndimeve që kishte marrë pas një sherri.

Më 2 tetor, Erjon Llapushi, i cili aktualisht ndodhet pas hekurave, ka shkuar si klient në restorant, por 50-vjeçari Gazment Kurmaku e ka njoftuar se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar.

Kjo gjë nuk është pritur mirë nga Llapushi, i cili ka kundërshtuar duke agravuar debatin e nisur mes tyre. Llapushi e ka goditur Gazment Kurmakun me grushte dhe sende të forta.

50-vjeçari ka rënë duke i përplasur kokën me një pjesë betoni, e pikërisht në këtë moment ka pësuar dhe vdekje klinike.

(k.m/dosja.al)

Lexo edhe:   Mesi: Qeveria ka gati një platformë për ta diskutuar me studentët