Olsi i famshëm i BB flet për Noçen dhe ‘BBV’: Nga Sabiani pres ndonjë budallik, ja kush do jetë banori që do dalë i pari nga shtëpia

157

Olsi Mingomataj, i njohur ndryshe si Olsi i Big Brother apo Olsi i Noçes ishte sot i ftuar në emisionin Shqipëria Live të Top Channel.

 

Ai u pyet sigurisht për Noçen dhe nëse ka komunikuar me të.

 

“Për herë të fundit jemi parë te Plaza, kur na mblodhën njëherë si ish-konkurrent, po gjithsesi u bë vite.

 

Mesa di është në Itali, është martuar ka fëmijë dhe unë kam 1 partnere, dasëm s’kam bërë, i martuar nuk jam për momentin.”

 

Përsa i përket konkurrentëve ai mendon se Elhaidi do dali më herët

 

“Elhaidin pres të dali. Nga Sabiani pres ndonjë ‘budallik’, jo diçka të madhe, po diçka që nuk është se e kemi parë ndonjë reagim nga ky personazh.”

 

Olsi gjithashtu foli për emocionin që ndjeu kur pa spektaklin:

 

“Unë kam hyr i dyti dhe normalisht kur e sheh të jep emocion. Ama një gjë e sigurt, asnjë nga ata nuk është siç duken natën e parë.”

 

4 personazhe të njohur nga sfera të ndryshme të shoëbiz-it hynë në “BBV” për të qëndruar për 100 ditë me radhë.

Lexo edhe:   Siiii? Makina që Hyseni i dhuroi Nikut qenka e tjetër kujt?