Nuk i njeh as nëna e vet? Kush jane të famshmit e vërtetë qe kanë hyrë në Big Brother Albania VIP? Flasim me shifra.

Big Brother Albania VIP ka 2 ditë që ka filluar teksa finalja zhgënjehu disi fansat që mezi po prisnin rikthimin e këtij programi pas 4 vitesh mungesë.

Publiku kishte një pritshmëri më të lartë për emrat që do të bëheshin banorë të këtij edicioni VIP, megjithatë ata që u prezantuan natën e hapjes , jo të gjithë njiheshin nga publiku aq sa për tu quajtur të tillë.

Në rastin e Elhaid Cufit, moderatorja Arbana Osmanit iu desh ta prezantonte se kush ishte ky person dhe se cfarë bënte. Futbollisti nga Kosova si dhe mbesa e ish-Presidentit Bujar Nishani ishin dy nga banorët që nuk njiheshin gjerë nga audienca.

Në përgjithësi “VIP-at” që do të bashkëjetojnë për 3 muaj së bashku, ose nuk njiheshin ose në rastin më të mirë ishin “harruar” sadopak nga publiku. Megjithatë Donald Veshaj, këngëtarja Fifi ishin nga hyrjet që u cilësuan si “VIPA të vërtetë”.

Kryefjala.com ka bërë një renditje të banorëve të Big Brother VIP, nga më i famshmi e deri tek më pak i famshmi bazuar në rrjetin social Instagram.

Në vendin e parë renditet këngëtarja nga Kosova, Fifi e cila numëron 617 mijë ndjekës në Instagram teksa ajo prej vitesh është e mirënjohur dhe si tekst shkruese, e suksesshme në cdo spektakël ku ka marrë pjesë.

Elhaid Cufi edhe pse reagimet e para u lanë të kuptohej se ishte një ndër më pak të famshmit, ai renditet i dyti për nga numri i ndjekësve që janë rreth 268 mijë të tillë. Fama e tij ka ardhur kryesisht nga shprehje të shkurtra mbi dashurinë apo motivimin në Instagram si dhe nga disa libra që ai ka botuar pikërisht me këto shprehje.

Vendin e tretë e zënë aktorja e humorit, Arjola Demiri me 216 mijë ndjekës. Fama e saj pësoi një rritje viti që kaloi kur ajo mori pjesë në një rol kryesor të filmit “I Love Tropoja” të Ermal Mamaqit duke rezultuar e suksesshme. Gjithashtu puna e saj në Portokalli ka mbajtur aktoren në marrëdhënie me ekranin pa u shkëputur.

Beniada Jakic me 141 mijë ndjekës zë vendin e katërt. Ajo është prezantuar më herët si mbesa e ish-Presidentit Bujar Nishani teksa profesioni i saj kryesor ka qenë modelingu në Itali.

Vendin e pestë e zë një këngëtar, ai është Ardit Cuni. Numëron rreth 132 mijë ndjekës në Instagram, fama e tij është marrë me pjesmarrjen në koncerte dhe spektakle si “Kënga Magjike”.

Aktori i humorit Donald Veshaj është një prej personazheve më të komentuar në hyrjen e tij, ai numëron 81 mijë e 100 ndjekës duke zënë vendin e gjashtë. Ai është shfaqur pas vëllait të tij Romeo Veshaj në ekran i cili ka dalë më herët në “Al Pazar”. Gjithashtu është komentuar nga mediat e show bizzit mbi lidhjen e tij me moderatoren e Për’puthen Bora Zemani.

Në vendin e shtatë ndodhet Kledi Hysa. Modeli internacional numëron në instagramin e tij 63.5 mijë ndjekës.
Vendin e 8 e zë një këngëtar mjaft i famshëm i muzkës popullore moderne dhe asaj tallava. Bëhet fjalë për Sabian Medinin i cili njihet prej vitesh nga dëgjuesit e muzikës shqiptare. Ai numëron rreth 48 mijë ndjekës.

Sheila Haxhiraj ka rreth 36.9 ndjekës në Instagram. Ajo njihet si fituesja e X Factor Albania, si tekst shkruese dhe për rolin e saj në një film të Radio Televizionit Shqiptar.
Vendin e dhjetë e zënë aktorja dhe ish-drejtorja e Teatrit të Kukullave, Monika Lubonja. Ajo ka 23 mijë ndjekës në Instagram.

Balerini me famë ndërkombëtare dhe ish-anëtari i jurisë së “Dancing With The Stars” , Ilir Shaqiri zë vendin e njëmbëdhjetë me 19.8 mijë ndjekës në Instagramin e tij.
Këngëtarja Semi Jaupaj me 17.4 mijë ndjekës zë vendin e dymbëshjetë si banorja e tretë më pak e njohur e Big Brother Albania VIP.

Rudina Demneri ndryshe e njohur si “Paloma”, është gazetarja me një eksperiencë shumë vjecare në Top Channel. Ajo ka punuar si gazetare në emisionin e mëngjesit, në radio dhe tek “Fiks Fare”. Ajo numëron rreth 14.8 mijë ndjekës.

Banori më pak i njohur si në Instagram por dhe nga publiku është futbollisti Granit Cana. Ai ka numrin më të vogël të ndjekësve me 6875 të tillë./Kryefjala.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...