“Mos bëj s*ks me askënd”/ Arjola Demiri zbulon porosinë që i dha vajza para se të hynte në “Big Brother VIP”

547

Aktorja Arjola Demiri zbuloi se ka hyrë në “Big Brother VIP” për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, i cili do ta ndihmojë shumë për t’u kujdesur për tre fëmijët e saj.

 

Pas përfundimit të natës së parë, Arjola së bashku me disa nga konkurrentët e tjerë vendosën të qëndrojnë në oborr, tek pjesa e pishinës, për të diskutuar me njëri-tjetrin.

 

Në një moment, Demiri tregoi se meqënëse nuk mund të merrte asgjë me vete nga fëmijët, vendosi që një foto të tyre ta pikturonte tek thonjtë. E teksa po fliste për fëmijët, aktorja zbuloi edhe këshillën që vajza e madhe i dha para se të futej në “Big Brother VIP”.

 

“Të lutem mami, mos bëj s*ks me askënd! Ma thanë edhe isha absolutisht për jo, sepse është përgjegjësi e madhe. Unë jam në punë edhe e kam mendjen aty, i marr në telefon. Thash nuk shkoj atje se nuk rri, çfarë do bëj.

 

U thash që më kanë ftuar, nëse ju jeni dakord do shkoj, nëse nuk jeni dakord nuk do shkoj. Helga dhe Rubini thanë direkt ‘po’, ndërsa Alesia tha ‘jo’. Pastaj tha ‘nëse ti do të shkosh, shko’. Por e pashë që u mërzitën”,- tha Demiri.

Lexo edhe:   Habit këngëtarja shqiptare: Një burrë më erdhi në lokal dhe më…(VIDEO)