Grida u qan hallin popullit: “Marrin 240 euro pagë minimale”

Sot në Kuvend nënkryetarja e PD Grida Duma ka zgjedhur vargjet e shkrimtarit Dritëro Agolli për të përshkruar realitetin aktual në Shqipëri.

Ajo gjithashtu nuk ka lënë pa akuzuar qeverinë për menaxhimin e pandemisë.

“Në këtë vend shumica bën lojën humbje-humbje dhe pakica lojën fitim-fitim. Në këtë vend, në vendim tim, në vendin tënd, një i çmendur një vend e çmend”, tha Duma gjatë fjalës së saj.

Ajo gjithashtu u shpreh se qeveria flet vetëm për arritje dhe propagandë dhe nuk përmend asnjëherë problematikat.

Duma shtoi se shqiptarët ndërkohë që marrin vetëm 240 euro pagë minimale, paguajnë 72 milionë euro nga xhepi i tyre për atë që mazhoranca e konsideron “shëndetësia falas”.

“Sot flasim këtu për dozat e vaksinave, sa doza do vijnë; me sa do të blihen; erdhën vonë apo herët; ndërsa nuk flasim për overdozën; Overdozën e depresionit, nga lodhja e rropatja, pasiguria, varfëria për shqiptarët. Jemi në një Overdozë të një regjimi frenetik depresioni.

Nëse do ta shihnim si tablo gjendjen e shqiptarëve sot, imazh do ishte një një vend ku ka rënë bomba e kaosit dhe njerëzit me kokat e zhytura në renë e zezë të depresionit lëvizin pa rend pa kohë pa sistem. Përplasen, rrëzohen ngrihen të dëmtuar e lëvizin kuturu ti dalë ku të di dalë.

Në këtë kaos, në këtë vend ku brenda një viti krejt papritur mungojnë në shkolla 11 500 fëmijë, ku në pak vite mijëra mjekë dhe infermierë që lënë Shqipërinë, ndërsa shqiptarët me rrogë minimale 240 euro e mesatare 450 euro paguajnë 72 milion euro nga xhepat për shëndetësinë.

Në këtë vend ku ai që prodhon mallkon, e derdh qumështin në rrugë se e shet më lirë se uji, ku prodhuesi harxhon për të zbrazur magazinën nga patatet dhe mollët e kalbura, në të njëjtin vend ku mbi 70 mijë familje në ndihmë ekonomike nuk kanë çfarë të hanë, në këtë vend ku të thjeshtët vetëm humbin nga të gjitha krahët.

Në këtë vend ku Tirja ka pushtetin e Tenardieve tek të ‘Të mjerët’, që në bujtinën e shtetit, sillet me pacientët si me Kozetën që sa më shumë zhvatin lekë nga familja; aq më shumë zhytet në sëmundje pacienti.

Në këtë vend shumica bën lojën humbje-humbje dhe pakica lojën fitim-fitim. Në këtë vend, në vendim tim, në vendin tënd, një i çmendur një vend e çmend. Do tju kish thënë një poet që dikur është ulur diku aty…

Në kohën kur gjithçka ndaloi ne u mbyll kur shqiptarët jetonin karantinën shumica me frikën se do humbnin punën, të tjerë me frikën se s’do përballonin me lekë shëndetësinë falas, ata në fshatra jo vetëm paguanin 40 mijë lekë ti vinte një infermier por luteshin zotit ti vinte.

Ndërsa ndiqnim si po e përballonte perëndimi krizën dëgjova në CNN një mjek britanik i cili me gjithë urtësinë e profesionit dhe jetës tha që udhëheqësit kudo duhet t’i drejtohen njerëzve e t’i thonë që ‘normaliteti do të vijë shpejt dhe kjo kohë do të jetë vetëm një kujtim i shkurtër’.

A mund ti thuhet kjo shqiptarëve, a mund ti drejtohesh shqiptarëve e ti qetësosh duke i thënë që normaliteti do të vijë shpejt e pandemia do jetë një kujtim i shkurtër. Në kujtesën e shqiptarëve vetë normaliteti është një kujtim i shkurtër.

Kur ka qenë kjo kohë në të cilën shqiptarëve i është ofruar normalitet. Ne e kemi gjendje normale çmendurinë. Të gjithë shajnë të gjithë, të gjithë sillen kundër të gjithëve sepse gjendja mendore ekonomike sistemi i vlerave ka rënë e është thërrmuar.

Kjo nuk është gjendje e shoqërisë është gjendje e udhëheqësisë! Si mund të jenë normal shqiptarët kur dëgjojnë që ata që po qeverisin krizë pas krize flasin sikur po jetojnë një mrekulli. (realizimi i planit të fabrikave përpunuese 101 %; kooperativat bujqësore në Bubq e tejkaluan planin me 182%) një Shqipëri hipokrite me një çmenduri frenetike; një gënjeshtër e pranuar si normalitet. Të gjithë e dinë që ca gënjejnë e popullit i del detyrë ta hajë gënjeshtrën”, tha Duma.

Duke iu referuar kushteve të spitaleve në vend, Duma thotë se qeveria përveç dëmit fizik, i ka shkaktuar qytetarëve shqiptarë një dëm të lartë mendor.

“E mbani mend kur doli Rama, Kryeministri i vendit dhe përdori dozat e vaksinës për të mbuluar një skandal alla ‘nusret’; dëmton dhe besimin tek vaksina.

Ju kujtohet shkoi të merrte në aeroport me çanta dore ca qindra vaksina që s’dihej nga vinin dhe që vendi dhurues donte të ishte anonim; çmenduri! Do ishte normale të dilnit këtu e të thoshit disa probleme sa për të treguar që jetoni në këtë realitet, por e vërteta për ju është që nuk jetoni në normalitet.

Ministri i Rimëkëmbjes thotë: ‘do të ketë rritje çmimesh të përballueshme’ kur shqiptarët harxhojnë 43% të të ardhurave vetëm për ushqim, mendoni sa mbetet për qira drita ujë. Në këtë vend keni shtrembëruar jo vetëm shëndetin fizik por më e keqja shëndetin mendor! Sfida jonë në qeverisje është të sigurojmë jo vetëm shëndetin fizik dhe mentalitetin e normalitetit real”, – tha Grida Duma.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...