“Gjetëm zërin e tij në një kompjuter të prishur”, Aurela Gaçe dhe Stine tregojnë si e “rikthyen” Dr. Florin

Dr. Flori “u rikthye” në një bashkëpunim me Aurela Gaçen dhe Stinen, sikurse dy artistët kishin paralajmëruar së fundmi. Edhe pse Dr.Flori nuk është fizikisht mes nesh, dy këngëtarët kanë sjellë edhe një herë pranë dëgjuesve përmes muzikës.

 

Të ftuar këtë mëngjes në “Wake Up”, në Top Channel, ata treguan sesi erdhi “S.F.L”, që është shkurtimi i emrave Stine, Flori dhe Lela. Aurela tregoi se realizimi i kësaj kënge ka qenë fat mbi të gjitha, me një arsye të fortë.

 

“Nestit në kohën që do realizonim këtë këngë bashkë, ndodhi që iu prish kompjuteri, sepse ndodh, humbën shumë gjëra, rreth 8 muaj unë prita deri sa ai të mblidhte materiale nëpër file”, tha ajo, dhe mes emocionesh rrëfeu momentin kur Stine i tregoi se kishte gjetur zërin e Dr.Florit.

 

“Jam mpirë totalisht kur e kam dëgjuar. Nuk e besoja. E dëgjova prapë. Thashë me patjetër që do të bëjmë diçka”, tha ajo, duke shtuar se kanë marrë “lejen” dhe miratimin e familjarëve të Florit. “Jemi treguar shumë të kujdesshëm në gjithçka, i kemi menduar me detaje dhe kështu erdhi kënga e re”, thanë dy këngëtarët.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...