Anglez i “çmendur” me zemër të madhe, prekëse historia që fshihet pas ​modelit të flokëve

182

Një burrë është bërë viral falë një modeli të çuditshëm flokësh. Stu Turner, 36-vjeç nga Britania është quajtur “Ring Head” pasi guxoi t’i priste flokët në këtë mënyrë për një arsye të veçantë.

 

Duhej të rru’ante kokën dhe mjekrën në mënyrë që të dukej sikur ai kishte një unazë rreth fytyrës. Por pas këtij modeli të çuditshëm fshihet një histori tjetër.

 

Ai i rriti flokët gjatë periudhës së izo limit për t’i dhuruar më pas te një organizatë bamirësie, e cila siguron paruke për fëmijët që kanë humbur flokët nga trajtimi i kanc erit apo sëmundjeve të tjera.

 

Lexo edhe:   I padrejtuar nga askush, si udhëtoi 92 km treni “fantazëm” në Australi