Shqiptarët në protestë për çmimet, Edi Rama u shuan shpresat: Nuk ulen, nuk vuani për bukë!

197

“Çmimet rriten kudo në të gjithë planetin, nuk ka se si të ulen në Shqipëri, jo se s’do politika po se ky është sistemi i ekonomisë së tregut!”

Kjo është përgjigja e kryeministrit Rama ndaj shqetësimit të qytetarëve për rritjen e çmimeve në mënyrë masive në vend.

Sipas kryeminsitrit Rama, rritja e cmimeve është një tendecë globale së cilës nuk mund t’i shpëtojë vendi ynë, dhe se cmimet nuk do të ulen. Ndërkohë që qytetarët shprehen se ka njerëz që po mendojnë për bukën e gojës, kryeministri habit kur shprehet se shqiptarëve nuk u ka munguar buka as në kohët më të zymta.

Rikujtojmë se sot pasdite, para Kryeministrisë, do të mbahet një protestë kundër rritjes së këtyre cmimeve, protestë e cila mori përgjigje nga Rama.

Lexo edhe:   Iu arrestua babai për trafik, jep dorëheqjen zv.ministrja e Ramës