Pse ju fik “kandili” Veliut? Çuçi: Më keni keqkuptuar, kam vlerësim maksimal

81

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi gjatë fjalës së tij pas përfundimit të mbledhjes në kryeministri ka folur rreth dorëheqjes së Ardi Veliut dhe emërimit në krye të policisë së Shtetit të Gledis Nanos.

Veliu tha se ka vlerësimin maksimal për punën e Ardi Veliut, edhe pse një ditë më parë u shpreh se ai do shkarkohej kur t’i mbaronte kandili.

Lidhur me këtë deklaratë, Çuçi u shfajësua duke thënë se është keqkuptuar pasi ishte një retorikë e përdorur vetëm me opozitën në Komisionin e Sigurisë.

Lexo edhe:   Zbulohet pse në Shqipëri lindin më tepër djem se vajza...?