“Nuk ka si ti”, Arbana Osmani i bën dedikimin më të ndjerë Eduartit

151

Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Arbana Osmani është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan herë pas here moment jo vetëm nga puna, por edhe nga dita e saj.

Së fundmi, ajo i ka dedikuar disa fjalë tepër emocionuese partnerit të saj, Eduart Grishajt. Arbana ka publikuar një foto të regjisorit në Instastory dhe i ka shprehur të gjithë dashurinë.

“Nuk ka si ti dhe të dua kaq shumë”, ka shkruar moderatorja krahas fotos.

Çifti kanë së bashku një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Diell. Ndërkohë, Arbana ka edhe një djalë më të madh nga martesa e parë me biznesmenin, Ardit Kero.

Lexo edhe:   Konkurrentja e Përputhen ulëret në mes të studios: Mos më përmendni më ish-të dashurin, se…