Edhe këtë e bëri…? Rama “përplaset” me kryeministrin Holandez se kush duhet të … (video)

151

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në samitin e e Ballkanit Perëndimor. Në hyrje ai është takuar edhe me homologun holandez Mark Rutte , ku duhet se nuk ‘po merreshin vesh’ se cili do të hynte i pari.

- PUBLICITET -

“Jo jo kalo ti i pari”, insistonte kryeministri Edi Rama, ndërsa shihen ta kalojnë momentin me batuta, për të proceduar më pas në takimin me liderët e tjerë dhe në momentin e fotos zyrtare.

Kujtojmë se në këtë samit 27 shtetet anëtare të BE përfshirë dhe skeptikët si Franca e Holanda, pritet të japin një mesazh të qartë pro nisjes zyrtare të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në ditën e parë të Samitit, krerët e lartë të BE-së dhanë mesazhe të forta duke rikonfirmuar unitetin e Unionit.

“Ne duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin para se të forcojmë unitetin tonë, pasi qasja jonë e përbashkët është ADN-ja e Bashkimit Europian”, deklaroi dje për gazetarët presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.

Lexo edhe:   Zgjidhni një letër dhe zbuloni diçka të re në lidhje me zhvillimin e jetës tuaj personale!