Ish-konkurrentja e Për’puthen, Tea Trifoni, tërheq ende vëmendjen me jetën e saj personale. Ajo prej muajsh ka konfirmuar që është në një lidhje dhe duket se po e shijon dashurinë për momentin.
Në një video, ata duken bashkë dhe të qeshur. Po ashtu Tea ka folur sërish për partnerin e saj në emisionin më të ri në “Top Channel” – “Goca dhe Gra”, ku bën pjesë ajo, bashkë me Fatmën, Olesian dhe Kristën.
“E kam njohur së fundmi prandaj them që jam akoma në njohje. Jemi njohur në një festë ditëlindje rastësisht. Ai nuk e njihte të zotin e ditëlindjes, as unë nuk e njihja të zotin e ditëlindjes.
Ishim kështu të ‘përjashtuar’ nga grupi edhe u bashkuam bashkë”, tha Tea pa dhënë më tepër detaje të hollësishme.
E pyetur se çfarë e bezdis më shumë në marrëdhënien me partnerin, Tea tregoi se nuk i pëlqen shumë kjo ideja që meshkujt kanë, e mbrojtjes së një vajze, gjatë një lidhjeje, duke shtuar se i duket si truprojë.
“Marrin përsipër këtë përgjegjësinë e mbrojtjes, për shembull për çdo problem që kam unë, duan të më ndihmojnë. Por më duket sikur jam e paaftë”, tha Tea.