‘Shuplakë’ drejt Serbisë, Albin Kurti jep lajmin e madh: Ja ç’do ndodhë mes Kosovës dhe Shqipërisë

147

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar uljen e importeve nga Serbia përmes masave të tjera që do t’i marrë qeveria që ai drejton. Duke iu kundërpërgjigjur liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, Kurti tha në Kuvend se synim i tyre është rritja dhe forcimi i bashkëpunimit tregtar me Shqipërinë.

 

“Çarë masa ka marrë dhe do të merr qeveria për mbrojtjen e prodhuesve vendor duke ditur se importi nga Serbia është kërcenim për prodhuesit vendor. Pse po hiqni barrierat për këto produkte që stimulojnë importin e nga Serbia, siç është rasti i bllokave dhe po lejoni që shtëpinë tona me u ndërtu me dhe të Serbisë”, pyeti Haradinaj.

 

Në përgjigjen e tij, kryeministri i Kosovës tha se në vitin 2018-të, vitin kur ishte në qeverisje Haradinaj, Kosova vetëm në 6 mujorin e parë ka importuar 212 milionë euro, 60 përqind më pak se vlera e importeve të gjashtëmujorit të parë të këtij viti.

 

“Në gjashtë mujorin e parë të vitit 2018-të, kur nuk ka pasur lëvizje të madhe në çmimet ndërkombëtare, Kosova ka importuar fiks 212.1 milionë euro, kjo është hiç më pak se 60 përqind më shumë se vlera i importeve se në 6 mujorin e parë të këtij viti. Krahas kësaj ulje të importeve nga Serbia, që unë pajtohet se duhet të ulet më shumë dhe do të punojmë për uljen e mëtejmë përmes masave që do të marrim.

 

Krahasuar me periudhën e qeverisjes suaj në 6 mujorit të parë të vitit 2018 ne kemi rritje prej 38 përqind nga Shqipëria dhe rritje prej 80 përqind të eksporteve drejtë Shqipërisë. Ky është synimi jonë afatgjatë, pra forcimi i bashkëpunimet tregtar me Shqipërinë”, u shpreh Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.

Lexo edhe:   URA E MESIT PRITET TË NDRIÇOHET