Shkarkohet Ardi Veliu, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë emërohet Gledis Nano

221

Gledis Nano mësohet se do të jetë drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se emri i Nanos është mbi tryezën e kryeministrit Edi Rama dhe vendimi është firmosur.

Nano është promovuar jo pak në muajtë e fundit, sidomos pas riatdhesimit të shqiptarëve nga kampi Al-Hol, ndërsa gjatë muajve të verës, Ambasadorja Amerikane në Tiranë i dhuroi certifikatë vlerësimi.

Nano aktualisht ka drejtuar që prej 17 shkurtit të vitit 2016, pas 17 viteve eksperiencë në Policinë e Shtetit.

Ai gjithashtu ak qenë në krye të disa operacioneve me rëndësi si dëbimi i diplomatëve iranianë nga Shqipëria dhe dosja e “Imamëve”.

Lexo edhe:   AKSIDENT MASIV NË RRUGËN E KOMBIT; 1 i vdekur 6 të plagosur, 3 në gjendje kritike….