Gruaja e Bashës zgjohet e mbuluar nga trëndafilat, kush ia zbukuroi ditën e lindjes

205

Aurela Basha, bashkëshortja e liderit të opozitës Lulzim Basha është zgjuar sot e mbuluar nga trëndafilat rozë.

Në një postim në Instagram, vetë Aurela Basha ka postuar trëndafilat që i ka marrë si dhuratë më 4 tetor, me rastin e ditëlindjes së saj.

“4 tetor,”- shkruan Basha mbi foto, por pa bërë me dije se kush ia ka bërë këtë dhuratë të veçantë. Kryedemokrati nuk përjashtohet si mundësi, edhe pse lideri i Opozitës nuk e shfaq shumë anën e tij romantike në rrjetet sociale.

Sot, një ditë pas festës, bashkëshortja e Bashës ka postuar një tjetër foto.

“Ditëlindje, festime,”– shkruan Aurela Basha krah imazhit ku shihet mjaft e kuruar në paraqitjen e saj.

Lulzim Basha dhe gruaja e tij Aurela janë njohur që në shkollë të mesme. Ata janë martuar në Tiranë më 8 maj të vitit 2004 dhe kanë dy vajza, Dafina dhe Viktoria.

Lexo edhe:   I mori fshesën nga dora burrit rom dhe Blendi Fevziu i thotë: Ja kështu pastrohet busti i Ismail Qemalit