E rëndë/ Shoferi humb kontrollin dhe merr para çiftin e bashkëshortëve, nisen me urgjencë në spital

160

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në lagjen Nr. 8, në Durrës. Paraprakisht mësohet se një mjet me drejtues, shtetasin A. Gj., 50, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

- PUBLICITET -

 

Si pasojë është plagosur vetë drejtuesi i “Volkswagen”, si dhe një çift bashkëshortësh të cilët janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

 

Durrës/Informacion paraprak:

Më datë 04.10.2021, rreth orës 14:20, në lagjen Nr. 8, Durrës, shtetasi A. Gj., 50 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 2 këmbësorë, shtetasit M. B., 72 vjeç dhe M. B., 68 vjeçe (bashkëshortë), banues në Durrës, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lexo edhe:   Gurët shkëputen nga mali, bien mbi autobus.