“Dua ta ndërroj emrin në Tushe”, amerikania e dashuruar keq me Shqipërinë. I habit të gjithë me kërkesën e saj

293

Brooke Goodwin është vajza amerikane që flet shqip në mënyrë të përsosur. Ajo është e dashuruar pas Shqipërisë dhe në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” ka treguar gjithçka, nga si i lindi dashuria për vendin tonë deri te dëshira për të ndërruar emrin e saj në shqiptar.

 

“Unë kam jetuar për tre muaj në Shqipëri dhe kam ardhur dy javë në pushime. Unë kam jetuar në Librazhd dhe në Tiranë.

 

Si fillim isha me pushime në Shqipëri, më pas kisha një të dashur shqiptar edhe pse tani nuk jemi më bashkë, mua prap më pëlqen Shqipëria.

 

Do doja shumë ta kisha emrin Hatixhe, Tushe më pëlqen shumë, pasi të gjithë shqiptarët ma ngatërrojnë emrin.

 

Unë provova ta mësoja në fillim nga muzika, po ishte shumë ndryshe sepse këngët ishin nga Kosova, pastaj kur erdha aty e mësova gjuhën shqipe”, u shpreh Brooke./abcnews.al

 

Lexo edhe:   23-vjeçari sjell nënën në “Shihemi në Gjyq”, i kërkon të martohet me të atin…