Arbana Osmani zbulon dy opinionistët e “Big Brother VIP Albania”

100

Këtë edicion “Big Brother” do ketë dy opinionistë. Së bashku ata do të ndajnë mendimet për sjelljet e personazheve në shtëpinë VIP më të famshme në Shqipëri. Shumë është përfolur rreth tyre, e më në fund “enigma” ka marrë fund”.

 

Në edicionin informativ në Top Channel, Arbana ka zbuluar se dy opinionistët e këtij edicioni janë Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku. Arbëri është drejtori ekzekutiv i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, kurse Balina është moderatore, ndonëse prej kohësh nuk e kemi parë në këtë rol.

 

“Opinionistët janë dy figura shumë të njohura, të spikatura por jo në këtë rol. Asnjëherë! Pra, nuk kanë qenë kurrë opinionist në një reality-show. Do kem kënaqësinë që ta ndaj skenën, formatin, rrugëtimin me Arbër Hajdarin dhe Balina Bodinakun. Të dy të shkëlqyer në fushat respektive që jam e sigurtë që do t’i japin më shumë vlerë këtij formati.”- tha Arbana.

 

Më herët ditën e sotme Dosja.al ka zbardhur disa nga VIP-at pjesëmarrës. Ilir Shaqiri, Elhaid Cufi, Fifi, Ardit Cuni, Monika Lubonja dhe mbesa e ish-Presidentit Bujar Nishani,

 

Beniada janë vetëm disa prej banorëve të shtëpisë që pret të hapë dyert mbrëmjen e 5 tetorit, sipas medias në fjalë. Ndërkohë, emra të tjerë të përfolur janë: Paloma, Sheila Haxhiraj, Semi Jaupaj, Arjola Demiri, Donald Veshaj, Beatrix Ramosaj, Kastro Zizo, Rudina Demneri, Sabiani.

 

Lexo edhe:   Gazetari i njohur shqiptar tregon se C.Ronaldo e ka pisk punën, ja sa do gjobitet nga Coca-Cola