Ulja e avionit misterioz në Kelmend, “zhduken” piloti dhe pasagjeri

150

Detaje të reja zbulohen nga ulja e detyrueshme e avionit të vogël në zonën e Kelmendit, në Malësinë e Madhe.

Brenda avionit kanë qenë dy persona, piloti dhe një pasagjer, të cilët kanë arritur të shpëtojnë. Pas uljes së detyruar, piloti ka tentuar të fluturojë sërish, por nuk ja kanë dalë. Të dy personat kanë qëndruar aty, teksa disa banorë të zonës kanë tentuar të afrohen, por që ata nuk i kanë lejuar.

Më pas, aty ka mbërritur një mjet tip “Fuoristradë”, që i ka marrë dy personat dhe janë larguar, ndërsa nuk dihet ende nëse ata janë turistë, apo ngjarja lidhet me veprimtari të jashtëligjshme.

Gjithashtu, nuk dihet ende se ku ndodhen dy personat që ndodheshin në avion. Nga ana tjetër, policia nuk ka mbërritur ende në vendngjarje, për shkak të largësisë dhe rrugës së vështirë.

Lexo edhe:   U premtoi plotësimin e të gjitha kërkesave, si i mashtroi Rama studentët