Rojet bregdetare zgurdullojnë sytë: Një dele në varkën e refugjatëve, përfundon në kărăntinë me ta

86

Një ngjarje aspak e zakontë është regjistruar në Lampeduza të Italisë, ishull i cili prej vitesh është kthyer në vendin ku zbarkojnë pjesa më e madhe e emigrantëve të pali gjshëm nga Afrika.

Mediat italiane shkruajnë se në “zbarkimin” e fundit në ishull, përveç 13 emigrantëve tunizianë, bashkë me ta në varkë ishte dhe një dele.

Varka u ndalua nga rojet bregdetare 20 milje larg bregut dhe 13 emigrantët bashkë me delen, tashmë janë futur në karantinë.

Autoritetet kanë njoftuar gjithashtu dhe një veteriner për të kontrolluar delen, e cila me shumë mundësi më pas do të dërgohet në një nga fermat pranë.

Lexo edhe:   Politikani lëshon gazra gjatë transmetimit live dhe videoja bëhet virale