Publikohet audiopërgjimi, Salianji : “Nuk më rr…për Lulzim Bashën. Lulzim Basha është një k….”

Pas deklaratës së Spahos, ku shprehej se në krye të PD-së duhet të ishte një njeri që do t’i çonte demokratët drejt fitores, reagoi menjëherë Salianji, i cili tha se nuk e kupton se “çfarë kërkon më shumë Mondi nga partia”.

 

Por, kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak Edmond Spahos. Përmes një shkrimi publik, ai e quajti Ervin Salianjin “mitraloz të Partisë” dhe i bëri një presion të hapur.

 

“Edhe nje këshillë të fundit për Mitrolozin. Mund t’i vlejë edhe mitralierëve. Kujdes me fjalët sepse nuk janë si qentë që ju fërshëllen dhe i kthen prapa. Mos shaj në telefon, sepse që kur ndodhi ajo historia me Babalen të gjithë kanë filluar ti rregjistrojnë bisedat. Besoj më kupton ku e kam fjalën”, shkruajti Edmond Spaho ndër të tjera.

 

CNA.al ka zbuluar audio-përgjimin e bisedës mes Salianjit dhe Spahos disa javë më parë, në kohën kur filluan dorëheqjet në Korçë, mes tyre edhe e kryetarit Andrea Mano. Spaho ishte nisur drejt këtij qyteti për të marrë pjesë në mbledhjen e kryesisë, por është telefonuar nga Salianji, të cilit i është përgjigjur se është duke ikur në Korçë për shkak të mbledhjes, dhe për këtë e kishte deleguar Lulzim Basha.

 

Përgjigja e Salianjit ka qenë mjaft e ashpër dhe fyese, ku ofendimet kanë qenë jo vetëm në drejtim të Spahos, por edhe ndaj Lulzim Bashës.

 

“Ti je një k…. Nuk më rr…për Lulzim Bashën. Lulzim Basha është një k…. Kthehu nga rruga, dega e Korçës është e imja. Atë e di unë…ti je një b…q…”, është shprehur Salianji.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...