Një avion bën ulje urgjence në Vermosh, ministria e Mbrojtjes: Nuk është i yni

281

Një avion privat ka bërë ulje urgjente këtë të hënë në Malësinë e Madhe.

- PUBLICITET -

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se avioni privat ka bërë ulje të detyruar në livadhet e Vermoshit, në zonën e Kelmendit.

Ndërkohë në lidhje me këtë ka reaguar dhe ministria e Mbrojtjes, ku thekson se “mjeti nuk është i joni”.

Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar nga avioni, por nuk dihet se ku ndodhen piloti, dhe nëse kishte pasagjerë. Ndërkaq nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ulje.

Lexo edhe:   Këngëtari shqiptar humb babanë, ta prek shpirtin me fjalët: Dritë e paç!