“Pse e puthi djalin tënd?”, plas sherri mes nënave në emision: Unë vij nga fshati, zemër (VIDEO)

Flokët mesa duket janë bërë “molla e sherrit” për puntatën e parë të Dance Reality Show “T’ka mami yll”, që nisi mbrëmjen e djeshme në ekranin e ABC.

Anëtarja e jurisë, Riselda Sejdia ka komplimentuar për flokët kaçurrela një nga djemtë në garë, Soarin dhe kjo ndezur debat mes mamave.

Një nga mamatë, përkatësisht ajo e Aurorës, e ka cilësuar këtë gjest si “mbajtje me hatër”, pasi Soari vjen nga një familje, ku prindërit janë balerinë.

Mami i Soarit: Unë kam qenë dhe jam balerinë. Këtë unë kisha frikë, paragjykimin që ndodh rëndomë.

Mami i Aurorës: Nuk e kam fare. Unë jam mësuar me paragjykime dhe nuk e kam fare.

Mami i Soarit: Ti sapo e bëre vetë. Unë vij nga fusha e televizionit e dashur.

Mami i Aurorës: Mund të vish nga të duash, edhe unë nga fshati vij zemër.

Mami i Soarit: Fëmija im nuk mund të paragjykohet, ka talent.

Mami i Aurorës: Aty janë të gjithë të barabartë. Mund të puthte edhe Kristinën ose djalin që ishte në garë.

Mami i Soarit: Ishte zgjedhja e saj. Nuk ka mbaruar, mund të puthi dikë tjetër pak më vonë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...