‘Mami këto janë kukulla’/ Ngjarja e rëndë dje në Tiranë, banorët: U traumatizuan fëmijët

357

Ngjarja e rende që ndodhi ditën e djeshme pranë Gjykatës së Tiranës, në bulevardin “Gjergj Fishta” la të traumatizuar banorët e pallatit dhe fëmijët e vegjël që panë me sy dy trupat e pajetë të dergjur në tokë.

- PUBLICITET -

Kështu deklaroi ditën e sotme një banor i pallatit për ‘Faxnews’, i cili tha se fëmijët të cilët po luanin në oborr panë me sytë e tyre trupat e Klinton Pritës dhe 31-vjeçares Jawsackie Jaboah.

‘Fëmijët ishin jashtë, të vegjëlit po luanin, u traumatizuan, vajza i tha nënës janë kukulla ato. Nipi më tha: Gjyshi kam një dhimbje gjoksi. Këtu nuk dihet se cfarë ka, duhen kontrolluar hyrjet, këtu ka dhe makina me qera, nuk kontrollojnë kush hyn dhe kush del.

Administratori i pallatit duhet të kontrollojë. Kaq di kam them. Unë jam shumë i indinjuar për këtë rast. Unë as se kam idenë, këtu çfarë nuk vijnë.’- thotë banori.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në orën 18:00 në një pallat pranë Gjykatës së Tiranës, në bulevardin “Gjergj Fishta”. Klinton Pira q ë ll oi disa herë me th ik ë në gjoks të dashurën e tij, 31-vjeçaren Jawsackie Jaboah e më pas është hedhur nga kati i tetë.

E reja me origjinë nga Gana por me nënshtetësi franceze kishte ardhur në Shqipëri tre orë para ngjarjes për t’u sqaruar me 26-vjeçarin për një konflikt që kishte nisur për shkaqe xhelozie.

Lexo edhe:   SHPERDOROI DETYREN, NE PRANGA ISH-DREJTORI I SHKOLLES PYJORE NE SHKODER