“Kam katër lajme të këqija për shqiptarët” Paralajmëron avokati Altin Goxhaj

Avokati Altin Goxhaj ka deklaruar se ka katër lajme të këqia për shqiptarët, duke nisur nga vaksinimi me detyrim i fëmijëve deri te ardhja e refugjatëve në vendin tonë.

“Unë dua të falenderoj Sali Berishën që respektoi kërkesën tonë që të mos organizonte takime në ditën e shtunë sepse na merrte hapësirën mediatike që na duhej në protestat tona. E kam për detyrim ta falenderoj pavarësisht çfarë mendojnë qytetarët për të.

Unë sot kam lajme shumë të këqija për shqiptarët më dëgjoni me vëmendje. Unë flas prej shumë vitesh, por duhet të reagojnë dhe të ndalojnë mos të arrihen të zbatohen këto plane. Këtë herë uroj të më dëgjojnë.

Lajm i parë i keq është që vaksinimi për fëmijët është i detyruar dhe këta kanë dashur ta bëjnë deri në pranverë.

Lajm i dytë i keq është që do ua bëjnë këtë vaksinë të gjithë shqiptarëve jo vetëm fëmijëve dhe po bëhen gati për t’u shtypur me dhunë. Duke qenë se kanëdështuar, janë të detyruar të marrin edhe mercenarë të huaj.

E treta është që këta kanë miratuar planin për të bërë shtetrrethim ushtarak në Shqipëri me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

E katërta është që këta e vërtetuan tezën tonë që kanë ndërmend ta ripopullojnë vendin me afrikanë dhe aziatikë. Sot doli edhe lajmi nga The Sun ku ishte bërë një plan sekret që të gjithë emigrantët e ndalur ngë Angli do të mblidhen në kampe në Shqipëri.

Nuk ka rëndësi një përgënjeshtrim nga Tëitteri nga zyra e ana e drejtorisë së komunikimit të qeverisë. Shqiptarët le të futen në google dhe të shohin nëse ka ardhur para 2 muajsh ministri i brendshëm anglez në Shqipëri dhe të fillojnë të kuptojnë”, tha Goxhaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...