I riu në Tiranë qëndron në mes të rrugës dhe nuk lejon makinat të kalojnë: Ik o vllai se nuk e kam me ty, e kam me… (video)

119

Një djalë i ri ka ndaluar qarkullimin e mjeteve në një rrugë në kryeqytet. ‘JOQ’ ka ndarë videon e cila tregon të riun, që mban kufje në vesh, heq bluzen dhe këpucët.

I gjendur në mes të rrugës ai iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të mos merren me të pasi problemin kryesor ai e ka me policinë.

I riu presionon drejtuesin e mjetit që ka përballë, duke i thënë se nëse do mund të ziheshin së bashku me grushta. Në një moment, një mjet kalon rrugën dhe i gjuan me këpucë xhamin e makinës.

‘Ik o vllai se nuk e kam me ty, mos u ngatërro me mua se e kam me policinë, vazhdo ti. Vazhdo ku të duash, a do me u zi me grushta. Hajde kalo, do me kalu ti’– dëgjohet të thotë i riu.

Lexo edhe:   Atdheu përlotet në studio dhe i kërkon falje …