“Çmimet nuk godasin të pasurit” Erion Braçe i kundërpërgjigjet Bashës: Por copëtojnë të varfërit

170

Ish-kryeministri Erion Braçe, aktualisht deputet i Partisë Socialiste,

- PUBLICITET -

i është kundërpërgjigjur liderit demokrat Lulzim Basha, i cili në një deklaratë për mediat pak më parë u shpreh se shqiptarët kanë 8 vite që përballen me çmimet më të larta në rajon.

Basha tha se kriza nuk zgjidhet me fjalime dhe propagandë.

Ndërkohë Braçe shprehet se rritjen e çmimeve është e pamundur ta ndalim, teksa shton se duhet të ndalim abuzimet.

REAGIMI I PLOTE:

CMIMET NUK GODASIN TE PASURIT!
CMIMET COPETOJNE TE VARFERIT!
CMIMET SHTYJNE PER POSHTE, NE VARFERI, SHTRESEN E MESME!

CMIMET THELLOJNE PABARAZINE,
POLARIZOJNE SHOQERINE!

KETE DUHET TE NDALIM!

Cmimet do jete e pamundur ti ndalim.
Por ai qe duhet ta ndalim eshte ABUZIMI!

Tregjet tona jane te perqendruara, te kontrolluara nga vetem 4-5 kompani, thuajse me konkurrence formale. Cmimet ne to as funksionojne si ne #burse dhe as percillen sic #bursa vendos;

Cmimet ketu nuk i nenshtrohen konkurrences; CMIMET KETU CAKTOHEN, NJOFTOHEN!

Nese duam te ndalojme thellimin e #PABARAZISE, duhet te rikthejme konkurrencen ne tregjet kyc!

E dyta, duhet te rishperndajme;
Rritja e cmimeve pa ndryshuar tatimet e taksat, po sjell te ardhura shtese ne arken e shtetit, shumica paguar nga qytetaret per shkak te TVSH, AKCIZES etj-tatime e taksa konusmi;

Dua ta sqaroj njehere e mire-I PAGUAJNE QYTETARET, biznesi i madh ben thjesht agjentin e qeverise.

Ndaj duhet te rishperndajme. Dy rruge ka: permes tatimeve e taksave, vecanerisht atyre qe mbitatojne konsumin, te ardhurat nga puna, ULJES SE TYRE; permes pagesave te drejtperdrejta, mbrojtese e rimbursuese per te varfrit dhe shtresen e mesme.

Te pakten, kete here BARRA E KRIZES nuk mund te perballohet nga te varferit e te mesmit; TERMETIN e PANDEMINE e paguan plotesisht ata; KRIZA E CMIMEVE sado e perkohshme te jete, NUK DUHET TE PASUROJE EDHE ME TE PASURIT, por te perballohet prej tyre.

Lexo edhe:   Mos hapja e negociatave, Balla: Francezët nuk e dinë se çfarë kërkojnë

PA SHTUAR ASNJE TATIM PER TA,
POR DUKE I BERE TE PAGUAJNE NDERSHMERISHT ATE QE U TAKON, ATE QE E FSHEHIN DHE QE I KA MBIPASURUAR!
JANE 100 VIP-at TANE!

Ne #Kuvend javen e dyte te shtatorit ua thashe me emra e mbiemra, xhiro, fitim qesharak dhe tatim akoma dhe me qesharak te paguar.

VO: Dje presidenti i #SHBA #BIDEN, postoi videon me siper; javen qe shkoi #SHTEPIAEBARDHE publikoi nje raport per nivelin e tatimeve te paguara nga 400 familjet me te pasura te Amerikes, jashtezakonisht i ulet krahasuar me nivelin e tatimeve te punetoreve.
E di, edhe une ashtu e mendoj-NJESOJ KUDO.

Por ka nje dallim;
NE #SHBA PER PABARAZINE, PADREJTESINE NE PAGESEN E TATIMEVE, HETON, ANALIZON, GJYKON, BEN TRANSPARENCE QEVERIA, FLET AI QE E DREJTON, PRESINDETI BIDEN!