“Babai lidhi vëllain këmbë e duar me tel, më tregonte mua si ia kishte vënë litarin në fyt nënës”

144

Franga ka vendosur të tregojë historinë e saj në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek e Diela Shqiptare.

Ajo ka treguar se babai i vet e ka martuar ende pa lindur dhe ka këmbëngulur për vite me radhë që ta martonte me djalin që ai dëshironte. Ajo vazhdoi shkollën dhe nuk dëshironte që të martohej me atë që kishte zgjedhur babai dhe gjithmonë e kundërshtonte.

Ajo nuk e dëgjoi fjalën e babait dhe u martua me dikë tjetër sepse vendosi që të zgjedhë vetë fatin e jetës së saj dhe jo ta lejë të ardhmen e saj në dorën e të tjerëve.

Franga tregoi se nuk ia ka falur kurrë këtë gjë të atit edhe pasi ai vdiq. Ajo ka treguar gjithashtu se babai i tyre është sjellë keq me vëllezërit e saj dhe të ëmën dhe për këtë gjë nuk e konsideron më si prind.

“Shpesh herë mund të thoni që qenke shumë katile. Me vëllezërit e mi, babai im është sjellë jashtëzakonisht shumë keq. Ishte shumë katil, i torturonte.

Mbaj mend një moment, kur vëllain tim e ka lidhur me një tel në dorë dhe një tel në këmbët edhe e rrihte me dajak sepse vëllai im kishte kullotur delet dhe ato kishin hyrë dhe kishin bërë dëm në parcelat e kooperativës.

Edhe me nënën time është sjellë jashtëzakonisht keq. Në vitin e parë të shkollës së mesme, im atë kur vjen e më merr tek shkolla për të shkuar tek shtëpia një të shtunë,

fillon dhe më tregon se si kishte torturuar nënën time, kur ai i kishte vënë litarin në fyt. Unë nga ai moment, babain nuk kam dashur ta shoh me sytë e ballit, për mua ai nuk ishte më baba”, është shprehur Franga. /tvklan.al

Lexo edhe:   69-vjecari tregon historinë e pazakontë, nuset nga Vlora deri në Lezhë: I martuar 18 herë, por…(Video)