Pas bukës e kafes radhën e ka tregu i karburanteve. Dyfishohet çmimi i gazit?

Prej disa javësh qytetarët shqiptarë po përballen me një rritje çmimesh që ka prekur nevojat e tyre bazike. Produktet e miellit po kushtojnë më shtrenjtë në xhepat e qytetarëve si pasojë e rritjes së çmimit të miellit në treg.

Furrat në Tiranë po i shesin artikujt e tyre me 5 deri në 20 lekë më shumë ndërkohë që ata që nuk kanë ndryshuar çmimin, kanë ulur peshën e bukës. Ndërkohë, është folur edhe për rritjen e çmimit të kafes, nga mesi i tetorit, me 20 lekë.

Mirëpo, nuk mbaron me kaq: Duket se radhën e ka tregu i karburanteve. Siç raporton Report TV, çmimi i karburanteve po rritet cdo ditë me 15 deri në 25 lekë për litër krahasuar me vitin e kaluar, kur çmimet pësuan rënie për shkak të mungesës së konsumit.

Edhe pse vëmendja kryesisht përqendrohet tek çmimi i naftës dhe i benzinës, shtrenjtim të ndjeshëm ka pësuar edhe gazi. Nëse gazi deri në fillim të këtij viti ishte deri në 50-60 lekë për litër, sot arrin në 90 lekë, duke pësuar një shtrenjtim me 30-40 lekë.

Gazi përdoret gjerësisht nga qytetarët shqiptar si një mënyrë për të kursyer, madje ka shumë shoferë, që për këtë arsye ndërronin impiantin e makinës duke e bërë benzinë/gaz.

Nga ana tjetër nuk ndalet rritja e naftës dhe e benzinës dhe shkak për këtë rritje sipas ekspertëve është bërë rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...