Një nuse E PAZAKONTË si Rudina Dembacaj. Ja detaji që na la pa fjalë të gjithëve

Historia e dashurisë së Rudina Dembacaj dhe Mark Frrokut, shkaktoi jo pak zhurmë kur doli në dritë këtu e dy vite të shkuara.

Ish-deputeti kishte pak kohë që kishte humbur bashkëshorten nga një sëmundje e rëndë, ndërsa aktorja e humorit sapo kishte nënshkruar divorcin, kështu që ishte pamundur të mos flitej për ta.

Por, dashuria është më e fortë se çdo gjë tjetër dhe ditën e djeshme, ashtu siç e kishin planifikuar kanë kurorëzuar ditën e djeshme dashurinë e tyre në martesë.

Ka qenë Rudina ajo ka publikuar e para foto në Instagram nga altari. “Kemi Zotin dëshmitar!”- shkroi ajo krah postimi, duke marrë urime të shumta nga ndjekësit.

Ndryshe nga nuset e zakonshme, Rudina ka vendosur në bel një rrip-korse të zezë. Një detaj shumë i veçantë që nuk e kishim parë askund. Po ashtu, ajo ka vendosur një palë vëthë të mëdhenj me gurë të zinj, duke u kombinuar me rripin-korse.

Në dasmën VIP ishin të ftuar edhe shumë personazhe të njohur të ekranit, si: Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi, Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha, Orinda Huta e Turjan Hysko, Arnita Beqiraj dhe Arbër Çepani, Rozana Radi, Jerina Lalaj,

Visjan Ukcenaj dhe Jona Xhelilaj, Arilena Ara, Popi Kola, Jonida Shehu, Gentian Zenelaj e shumë të tjerë, që kanë ndarë foto e video nga festa, duke kënduar e kërcyer.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...