“Mos më dil para kur më kap 5 minutëshi”, moderatorja shqiptare i përgjigjet…

110

Moderatorja Fiori Dardha, realizoi një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram mbrëmjen e djeshme. Ajo iu përgjigj të gjitha pyetjeve, përfshirë edhe ato që ishin “ofenduese”.

“Të duket vetja e bukur?”, i shkroi një ndjekëse. Gazetarja vendosi t’i përgjigjej me sportivitet dhe i shkroi: “Pyetje është kjo? Me filtra Instagram-i bëhem yll!”.

Ndërsa dikush tjetër e pyeti Fiorin: “Je tolerante?”. Ajo iu përgjigj: “Jam shumë tolerante dhe e konsideroj si defekt timin këtë, por mos më dil përpara kur më kap ai ‘5 minutëshi’ im, se mund të mall kosh ditën që ke lindur… ”.

Ndërsa ndjesia më çliruese për atë është: “Të falësh! Mund ta falësh dikë, edhe nëse vendos të mos flasësh më. Thjesht, çliron veten!”.

Më parë, moderatorja ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me tetë kunatat e saj. Dardha u përfol gjithashtu për një shtatzëni të dytë, por ajo reagoi në Instastory dhe tha se kjo gjë nuk është e vërtet.

Megjithatë, ajo ka shumë dëshirë që të bëhet nënë sërish, pasi fakti që e ka “shtyrë” këtë moment për shkak të karrierës, i është kthyer në pengun më të madh të jetës.

Aktualisht Fiori Dardha është nënë e një djali, i cili quhet Abel.

Lexo edhe:   Majku refuzohet keq nga një femër, ajo ia publikon bisedën