Ish-konkurrentja e “Për’puthen” nxjerr të palarat Olsa Muhametit, publikon bisedën e regjistruar ku ajo i thotë…

Sindi Loci, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, u etiketua gjatë gjithë rrugëtimit të saj në program si “vajza e virgjër”.

Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë për “Glamour Zone”, ku zbuluar detaje të tjera nga përplasja me autoren e “Për’puthen”, Olsa Muhametin.

23-vjeçarja vendosi që të bëjë publik një nga mesazhet zanore që Olsa i kishte dërguar.

“Nëse zgjodhe të reagosh, atëherë vështirë të mendoj se do të rikthehesh sërish në ‘Për’puthen’. Ju keni kokën tuaj Sindi dhe për këtë më vjen shumë keq, sepse unë kam gjithë këto ditë që…”, janë fjalët që Olsa i thotë Sindit.

Kjo bisedë mes dy vajzave është bërë gjatë kohës që Loci kishte debatuar me Julin, për shkak të krahasimit që ai i bëri me vajin e ullirit ekstra të virgjër. Ajo shtoi se e ka përjetuar shumë keq këtë moment, pasi edhe gjyshi i saj ishte i sëmurë rëndë.

“Kemi pasur dhe një telefonatë pas kësaj. Në momentin që më tha që do të largohesh nga program u ndjeva shumë keq dhe e mora në telefon dhe i thashë ‘Olsa pse, të paktën më jep një arsye dhe më bërtet në një mënyrë shumë të çuditshme dhe unë i them:

‘Unë e bëra thjesht sepse kam shumë presion, e kam gjyshin shumë rëndë dhe isha dhe në lot. Po doja të më qante hallin”,- u shpreh Sindi.

Përgjigja e Olsës sipas saj ishte: “Dhe lëre në kohën e vet, ça lidhje ka rëndimi psikologjik?! Nëse ti e bën këtë, ça të them unë, çfarë kuptimi ka të vish më në studio?!”.

Ndër të tjera, Loci zbuloi se i dashuri i saj aktual është një djalë nga Prishtina, të cilin e ka njohur në një lokal nate, nga miqtë e përbashkët./panorama

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...