Ish-i dashuri hyn në “Për’puthen Prime” konkurrentja përlotet dhe i habit të gjithë me veprimin e saj

242

Mbrëmjen e kësaj të shtune ka nisur “Për’puthen Prime”, që që në fillim është shoqëruar me debate të ashpra dhe ngjarje të pazakonta. Ashtu siç nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, ish-i dashuri i njërës prej vajzave, u bë pjesë e programit.

Hysen Rama, është konkurrenti më i ri në “Për’puthen”, por ai është njëkohësisht ish-i dashuri i Alviës, me të cilin ka pasur 3 vjet lidhje.

Menjëherë pas hyrjes së tij, Alvisa u largua nga studio, e pas saj edhe Bruno, për t’i qëndruar pranë.

“Kur kam bërë aplikimin, nuk e kam ditur për Alvisën veçse kur e kam parë. Me Alvisën kemi qenë të lidhur për 3 vite dhe për aq sa ishim, ishte diçka e bukur por çdo gjë mes nesh ka përfunduar. Nuk gjendeshim më tek njëri-tjetri. Thjesht mbaroi…”, tha Hyseni, pas largimit të Alvisës.

Ndërkohë, Bashkimi dhe Mikela dolën kundër hyrjes së ish-të dashurit të Alvisës në program duke thënë se e vë në siklet në një kohë kur ajo po krijon njohje të tjera. /News31

Lexo edhe:   Të kapur dorë për dore, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj shfaqen më të dashuruar se kurrë